Shkëndija, trajneri Osmani: Me Vorsklan ndeshja më e mirë

Me fitoren 3-1 përballë ukrainasve të Vorskla Poltavës, Shkëndija mbylli fazën përgatitore në Slloveni. Një ndeshje e shkëlqyer, e cila u vlerësua edhe nga Qatip Osmani si paraqitja më e mirë, me trajnerin që mendon se kuqezinjtë janë gati për sfidën e Ligës së Kampioneve ndaj uellsianëve të Nju Seints.

“Për sa i takon ndeshjes me Vorsklan, ajo ishte paraqitja jonë më e mirë gjatë fazës përgatitore në Slloveni. Përveç fitores pamë edhe të tjerë elementë me të cilët jam i kënaqur dhe Shkëndija është gati për ndeshjen me Nju Seints në turin e parë të Champions”, deklaroi trajneri Osmani.

Shkëndija do të vijojë përgatitjet në Tetovë deri përpara sfidës europiane, ndërsa drejtuesi i stolit ka pak dilema përsa i takon formacionit titullar që do të hedhë në fushë. “Ka patur disa gabime, të cilat gjithsesi kemi kohë ti riparojmë. Formacioni? Përafërsisht e kam të përcaktuar. Ndoshta është i diskutueshëm një vend, ose dy. Megjithatë, në përgjithësi e kam të qartë se cilët futbollistë do të luajnë”, tha Qatip Osmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *