Shkëndija që u shndërrua në zjarr

Ajo që disa vite më parë ishte vetëm një shkëndijë tani është bërë, si i thonë fjalës në Shqipëri, “një zjarr bubulak”. Shqiptarët e Maqedonisë janë gjithnjë e më shumë protagonistë në arenën ndërkombëtare falë Shkëndijës, skuadrës qe mesa duket përfundimisht ka arritur pjekurinë e duhur për të bërë diçka madhore.

Shenjat e para u dhanë në 2015. Dy barazime kundër Aberdinit ishin të bujshme për kohën, ndërkohë që verën e shkuar arritën deri në play-off të Europa Ligës. Nëse vjet u shkua deri aty duke vuajtur, ketë vit po shkohet duke e shijuar.

3 ndeshje, 10 gola te shënuar, nënshtrim kundërshtarëve dhe me një këmbë në turin e tretë. Jo keq financiarisht, por mbi të gjitha moralisht.

Shkëndija është tanimë një markë kuqezi, jo vetëm si ngjyra e fanellës, por mbi të gjitha si ngjyra e kombit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *