Shkëndija përfitoi 500 mijë euro, Musliu me rrogë faraoni tek ekipi i ri

0

Visar Musliu u largua nga skuadra e Shkëndijës pas 2 sezonesh dhe kuqezinjtë tetovarë, përfituan plot 500 mijë euro nga shitja e tij. 24-vjeçari firmosi për ekipin hungarez, MOL Fehevar. Pas prezantimit të tij zyrtar disa minuta më parë, “infosport.mk” ka zbuluar dhe shifrat që do të përfitojë mbrojtësi.

Musliu ka nënshkruar për tri vite dhe do të përfitojë 170 mijë euro në sezon, plus bonuse. Në muaj, 24-vjeçari do të përfitojë 14 mijë euro. Sezoni në Hungari ka nisur dhe Musliu shpreson të aktivizohet në javën e dytë të kampionatit, që luhet këtë fundjavë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.