Shkëndija ngec në transfertë, Iseni nderon Shkupin

0

Shkëndija është rikthyer pas shtatë ndeshjes te humbja dhe i ka dhënë fare pak shpresa Vardarit ndjekës. Kuqezinjtë nga Tetova u mposhtën në transfertë kundër Belasicës. Vendasit fituan 2-1, ndërsa goli i Shefit Shefitit 20 minuta përpara fundit të ndeshjes shërbeu vetëm për të shkurtuar rezultatin.

Vardari ia doli të fitonte kundër Makedonija GB dhe tashmë gjendet 9 pikë poshtë djemve të Osmani, kur kanë mbetur edhe 6 ndeshje deri në fund.

Një gol i Besar Isenit katër minuta nga fundi i ka dhënë tre pikë shprese Shkupit. Bardhekaltrit fituan në shtëpi ndeshjen direkte për një vend në Europë kundër Akademisë Pandev. Diferenca me vendin e tretë është shkurtuar dhe tashmë Akademija Pandev është 5 pikë larg.

Me të njëjtin rezultat fitoi edhe Renova kundër Sileksit. Goli i shpejtë i Miovskit i dhuroi tre pikët vendasve, të cilët renditën në vendin e pestë me 39 pikë.

MAQEDONI E VERIUT LIGA 1 – Java 30
E mërkurë, më 24 prill, ora 16:00

Belasica-Shkëndija Tetovë 2-1
Shënues: Gorgiev 5′, Bejtullai (aut) 64′ / Shefiti 70′
Makedonija GP-Vardar 0-2
Rabotniçki-Pobeda 1-2
Renova-Sileks 1-0
Shënues: Miovski 5′
Shkupi-Akademija Pandev 1-0
Shënues: Iseni 86′

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.