Shkëndija na bën krenarë, i tregon rrugën Skënderbeut

Shkëndija ne Tetovës ka bërë një ndeshje spektakolare në Strumicë, duke fituar pastër 3-0 përballë Trakait. Edhe pse ishin mundur në takimin e parë të besuarit e Qatip Osmanit, edhe pse me shumë mungesa kanë zhvilluar një ndeshje fantastike, duke mos e vënë në diskutim në asnjë moment çështjen e kualifikimit.

Besar Ibrahimi ishte ai që i hapi udhë fitores, me një goditje mjaft të bukur në minutën e 29-të. Vetëm tre minuta pas përfundimit të pjesës më parë kapiteni Hasani ekzekutoi mjeshtërisht një goditje dënimi, duke i çuar të tijtë në dhomat e zhveshjes në avantazhin e dyfishtë. Në fraksionin e dytë do të ishte përsëri kapiteni i tetovarëve ai që do të realizonte golin e dytë personal dhe të tretin për kuqezinjtë. Miqtë e mbyllën takimin me 10 lojtarë, megjithatë në asnjë moment nuk rrezikuan portën e Shkëndijës.

Kuqezinjtë e Tetovës bëjnë për të dytën herë historinë duke prekur fazën “play-off”. Tashmë do të presin shortin e nesërm, për të mësuar kundërshtarin. Shkëndija vazhdon të na impresionojë dhe të na bëjë krenarë njëkohësisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *