Shkëndija luan “tenis” me Rabotniçkin, Shkupi nuk ia del me Vardarin

Shkëndija ka triumfuar në derbin me Rabotniçkin. Rezultat tenistik ai i regjistruar në fitoren e kuqezinjve, që shënuan gjashtë herë në portën e miqve. Takimi u mbyll me rezultatin 6-2, ndërkohë që Rabotniçki shënoi i pari.

Petrovski realizoi që në minutën e 11-të, ndërkohë që Mici, Ibraimi dhe Bojku kanë shënuar tre herë në harkun kohor të katër minutave. Gjithçka ndodhi në minutat e fundit të pjesës së parë së parë, që u mbyll 3-1.

Dhjetë minuta nga nisja e pjesës së dytë, Herrera shënoi autogol, ndërsa Stjepanoviç më pas ngushtoi shifrat në 4-2.,Shkëndija nuk u ndal më kaq dhe me Ibraimin shënoi edhe dy herë të tjera. Fitore me vlera për tetovarët.

Ndryshe ndodhi me Shkupin, që u mposht në derbi me Vardarin. Gjithçka nisi mirë, teksa ishte Serxhio Zhunior ai që kaloi në avantazh bardhekaltrit dhe pjesa e parë u mbyll në fitore, por Vardarit me Sousa dhe Nora shënoi dy herë dhe mori pikët e plota.

Renova u mposht në transfertë me rezultatin 1-0 nga Pobeda. Një gol i realizuar nga Burhan Mustafov (ish-mesfushori i Teutës)  që në minutën nëntë u mjaftoi vendasve për të marrë pikët e plota.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *