Shkëndija kërcënon Skënderbeun, renditja e skuadrave shqiptare në UEFA

0

Sot është publikuar renditja e UEFA-s për klubet më të suksesshme në Europë. Ndër ekipet shqiptare, Skënderbeu mbetet ende në krye, por Shkëndija e Tetovës po ngjitet me hapa galopant në renditje dhe po kërcënon “Ujqërit e Dëborës”.

Shkëndija kuotohet me koefiçentin 6 në vendin e 178-të, ndërsa Skënderbeu me koefiçentin 7 në vendin e 157-të. Kukësi është skuadra e tretë ndër ekipet shqiptare, me verilindorët që kanë një koefiçent  4.75  dhe që renditen në vendin e 214-të.

Në 5 ekipet më të suksesshme shqiptare, renditen edhe Partizani me koefiçentin 3 (vendi i 322) dhe Laçi me 2.25 (vendi i 338). Më poshtë, është renditja e plotë e të skuadrave shqiptare.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.