Shkëndija është e frikshme, tregon si fitohet në Moldavi

0

Fitorja e javës së shkuar kundër Daçias, 3-0, tregoi qartë forcën dhe ambiciet e Shkëndijes, por natyrisht jashtë fushe pritej të vuante disi.

Megjithatë, sot përballë nënkampionëve të Moldavisë, Shkëndija dhuroi spektakël sot, duke fituar 4-0.

vetëm 30 minuta zgjati rezistenca moldave, sepse më pas Alimi e Zhunior mbyllën gjithçka, me dy gola në pjesën e parë.

Pjesa e dytë ishte një stërvitore, me Shkëndijen që dominoi e humbi raste pa fund, derisa Zejnullai e Hasani shtuan edhe dy gola në 10 minutat e fundit të ndeshjes.

Një sukses domethënës, që tregon qartë se Shkëndija kërkon të përsëritë verën e shkuar, ndërsa është edhe një ndeshje që mund të shërbejë si studim për Kukësin, që javën e ardhshme do të përballet me Sherifin, që e fitoi titullin kampion vetëm pas penalltive në ndeshjen shtesë kundër Daçias.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here