Shkëndija dhe Struga për t’u marrë shembull, me “mision” të veçantë për festa

Shkëndija dhe Struga janë dy skuadra shqiptare në Maqedoni, që luajnë në liga të ndryshme, por ata janë kampione sa i përket asaj që kanë bërë në dy ditët e fundit.

Kuqezinjtë nga Tetova në ditën e djeshme dhe skuadra e Strugës sot kanë menduar që të çojnë pak buzëqeshje në dy qendra, që kujdesen për personat me aftësi të kufizuar.

Lojtarët e të dyja skuadrave jo vetëm që kanë kaluar disa orë me personat me aftësi të veçanta, por kishin menduar për të çuar disa dhurata për ta. Një gjest për t’u vlerësuar dhe shumë i bukur nga ana e tyre, pasi mjafton fare pak për të lumturuar dhe ngrohur zemrat e njerëzve në këtë periudhë festash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *