Shkëndija befasohet në shtëpi, “paqe” në derbin Shkupi-Renova

0

Shkëndija e Tetovës ka bërë një hap fals, teksa është mundur 0-1 në shtëpi nga Akademija Pandev. Kuqezinjtë pësuan gol që në fillim dhe nuk arritën dot që të paktën të barazonin. Rrjeta e tundur nga Krstovksi në të 26’ mbeti në fuqi deri në fund të takimit.

Kështu ka ndryshuar edhe diferenca e Shkëndijës me Vardarin ndjekës. Tetovarët kanë vetëm tre pikë më shumë në renditje, duke e bërë edhe më interesant kampionatin në Maqedoni. Kuqezinjtë vijin pas shtatë fitoresh radhazi në kampionat.

Ndërkohë sot ka pasur edhe një derbi. Shkupi e Renova u vunë përballë dhe nuk pati fitues. Velija ishte ai që zhbllokoi ndeshjen për Renovën dhe pjesa e parë u mbyll 0-1. Skuadra kryeqytetase reagoi në pjesën e dytë dhe shmangu humbjen falë golit të shënuar nga Stojkoski.

LIGA 1 MAQEDONI – JAVA 17

Shkëndija Tetovë-Akademija Pandev 1-0
Shënues:
Krstovksi 26’
Shkupi-Renova 1-1
Shënues:
Stojkoski 68’ / Velija 28’

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.