Shkëndija arratiset në krye, Shkupit i ikën fitorja nga duart

0

Shkëndija vijon të shkëputet në krye të klasifikimit, pasi sot ka mposhtur 5-0 Sileksin e vendit të fundit. Tetovarët dominuan dhe fituan, ndërkohë që Vardari rival u mund në shtëpi nga Rabotniçki. Tashmë kuqezinjtë kanë gjashtë pikë më shumë.

Në ndeshjen e sotme ishte Valmir Nafiu ai që hapi takimin, ndërsa më pas Emini shënoi edhe dy herë të tjera. Shefiti dhe Fazli realizuan gjithashtu dhe Shkëndija mori tre pikët e radhës. Edhe Shkupi ishte pranë fitores, por në fund takimi me Makedonija GP u mbyll 2-2.

Bozhinavkoski për maqedonasit shënoi i pari, por Angelov dhe Muarem përmbysën gjithçka. Shkupi mbeti me një lojtar më pak në fund të pjesës së dytë dhe Da Silva realizoi golin e barazimit. Sot luajti edhe Renova, që u mund 3-1 nga Belasica.

LIGA 1 MAQEDONI – Java 15
Shkëndija Tetovë-Sileks 5-0
Shënues:
Nafiu 25’, Emini 28’, 64’, Shefiti 69’, Fazli 76’
Belasica-Renova 3-1
Shënues:
Ivanovksi 9’, Baldovaliev 80’, Gjorgiev 92’ / Mishkovski 45’
Makedonija GP-Shkupi 2-2
Shënues:
Bozhinovksi 15’, Da Silva 87’ / Angelov 19’, Muarem 24’

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.