Shkëmbimi më i madh në histori, Junajtid jep përgjigjen e prerë

0

Nejmar është e sigurtë se nuk do të jetë në Paris sezonin e ardhshëm. Braziliani e ka humbur dëshirën për të luajtur në Francë dhe tenton të nisë një aventurë të re. Barcelona, Mançester Junajtid dhe Real Madrid janë të vetmet klube që kanë muskuj financiarë për të “ushqyer” me para 27-vjeçarin.
Al Kelaifi, duke parë marrëdhënien e nderë me drejtuesit e Barcelonës, dëshiron të shmangë kalimin e tij te katalanasit. Mediet franceze raportojnë se PSG ka bërë lëvizjen e parë për të zgjidhur çështjen e yllit të saj. Ata kanë ofruar një ndërrim kokë më kokë me Pogba.

Çuditërisht kjo ofertë është refuzuar menjëherë nga “Djajtë e Kuq”. Ata kanë rezerva për pagën e madhe që Nejmar merr në Paris, që është rreth 900 mijë euro në javë. Gjithashtu, Ed Uduard nuk e dëshiron kurrsesi largimin e nje ylli si Pol Pogba këtë verë. Ai e sheh francezin si figura kryesore e skuadrës për sezonin e ardhshëm.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.