Shkëmbimi Kesi-Torreira, “çelësi” është Granit Xhaka

0

Po flitet prej disa ditësh për një shkëmbim të bujshëm mes Arsenalit de Milanit për dy mesfushorët, Frenk Kesi dhe Lukas Torreira. Të dy futbollistët janë të ngjashëm me njëri-tjetrin dhe kanë bërë sezone shumë të mira. Si pasojë, ka lindur dhe ideja e shkëmbimit të dy futbollistëve.

Megjithatë, ky shkëmbim po shtyhet çdo ditë e më shumë dhe duket se gjithçka po e mban pezull Granit Xhaka. Mesfushori shqiptar është i lidhur me një kalim te skuadra e Atletiko Madridit si zëvendësues i Rodrit dhe Arsenali nuk do që t’i humbasë të dy mesfushorët difensiv.

Mendohet se “Topçinjtë” janë të prirur drejt shitjes së Xhakës, por futbollisti i Zvicrës duket i pavendosur, pasi e tërheq dhe ideja e kalimit te Interi. Deri sa Xhaka të vendosë për të ardhmen e tij, shkëmbimi Kesi-Torreira duket shumë larg.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.