Shkëmbimi i vitit, Siti-Juve shumë pranë akordit

0

Mbrojtësi i Mançester Sitit, Danilo, mund të transferohet te Juventusi në një marrëveshje shkëmbimi me Zhoao Kanselon, sipas Gazzetta dello Sport. 27-vjeçari ishte një objektiv kryesor i Interit, por Siti ka refuzuar ofertën 15 milionë euro të zikaltërve.

Pep Guardiola dëshiron të nënshkruajë Kanselon, i cili u bashkua me Juventin për 40 milionë euro pas një sezoni të suksesshëm në huazim te Inter. Klubet po e konsiderojnë idenë e një marrëveshjeje shkëmbimi, në të cilën Siti do t’i paguajë 40 milionë euro Juventusit, plus Danilon, që vlerësohet 20 milionë euro.

Danilo bëri 22 ndeshje në të gjitha kompeticionet për Sitin në sezonin të kaluar, por është “zhdukur” nga radari i Guardiolës në muajt e fundit. Kanselo ka luajtur 34 ndeshje për Juve dhe ka kontribuar në pesë asiste.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.