Shkëmbim me Ikardin, propozimi i Napolit befason Konten

0

E ardhmja e Mauro Ikardit është mes Juventusit dhe Napolit. Sulmuesi ka mbyllur aventurën e tij me Interin dhe të gjithë po presin me padurim largimin e tij. Konte, drejtuesit dhe tifozët: askush nuk e do më ish-kapitenin.

Juventusi po merret me Nejmar, por nuk e ka lënë pas dore Ikardin. Bardhezinjtë e dinë që çmimi i tij ka rënë dhe ofertat janë të pakta. Paratiçi është gati ta transferojë në Torino, por pa shpenzuar shumë.

Diçka e tillë i acaron zikaltrit, të cilët nuk duan t’ia shesin Juves. Nga ana tjetër, Napoli vazhdon negociatat me lojtarin, i cili po fillon të marrë në konsideratë transferimin tek ekipi i Karlo Ançelotit.

“La Repubblica” raporton se Napoli i ka ofruar një rrogë prej 7 milionë eurosh në sezon sulmuesit argjentinas. Nënkampionët e Italisë kanë edhe një propozim tundues për Interin.

Ata ofrojnë kartonin e Arkadush Milik në operacionin Ikardi. Konte ka kërkuar Lukakun dhe Xhekon, ndërsa polaku mund të jetë një prej sulmuesve të ardhshëm. Interi po mendohet, ashtu si Uanda Nara, e cila pret Juven por duhet t’i kthejë një përgjigje sa më shpejt presidentit De Laurentis.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.