Shkëmbi: Pësuam nga një episod, pikë që na afron me Europën

Trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi foli pas ndeshjes kundër Skënderbeut për “Supersport”, ku u shpreh i zhgënjyer për pikët e lëna. Në fjalën e tij, Shkëmbi tha:

EPISODI I GOLIT – “Mendoj që nuk u mendua ashtu, pasi lojtarët vazhduan lojën, të luftojnë. Kishim disa probleme brenda, pasi Osmani dhe Arapi nuk ishin në 100% e tyre. Gjendja e tyre ndikoi ne rezultat dhe në zëvendësimet që bëmë.

EUROPA – “Është e vërtetë që një pikë na afron më shumë me Europën, por kur vjen pas një rezultati 2-0 dhe lë dy pikë, është për të ardhur keq.

FAULLI I TRAORE – Ishte faull, kaq! Por nuk duhet të flasim për këtë gjë. Unë, ekipi, lojtarët duhet ta kishin administruar rezultatin. Ky ishte thjesht një episod.

LOJA – “Edhe sot u munduam të qarkullonim topin por kundështari ka meritë pasi nuk na lejoi të luajmë. Po ashti, edhe fusha nuk na lejoi. Sa i takon ndryshimit, mungesat që kisha më kushtëzuan, por bëmë shumë mirë. Brilante jo, por bëmë mirë. Mos të harrojmë që kishim një kundërshtar të vështirë.

MERITAT E SKËNDERBEUT – “Nuk ishte një ndeshje shumë e mirë, por personalisht mendoj se kishte meritë Skënderbeu, pasi bëri maksimumin për të mos na lejuar që të dalim te loja jonë. Në shumë situta, kishim mundësi të qarkullonim topin më mirë, por ndërrimet e detyruara na bënë që të vuajmë për qarkullimin e topit.

MBYLLJA E NDESHJES – “Kishim një mundësi për të shënuar golin e tretë, por tani pas ndeshjes mund të themi shumë gjëra, por brenda në lojë, duhen zgjidhur gjërat në të qindtën e sekondës”, përfundoi Shkëmbi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *