Shkëmbi pas fitores me Flamurtarin: E dinim, më të vështirat janë këto ndeshjet “e lehta”

Teuta ka arritur të fitojë me rezultatin 1-0 ndaj Flamurtarit, falë golit të ardhur nga Sherif Kallaku. Një gjuajtje mjeshtërore e këtij futbollisti, që arriti të mposhte portierin Moçka. Ndërkohë edhe shumë raste të shpërdoruara pati nga Kalid.

Trajneri Bledi Shkëmbi i ka komplimentuar futbollistët e tij për marrjen e tre pikëve, ndërsa për “Supersport” ka theksuar se sulmuesit nuk i kanë shfrytëzuar mirë krosimet dhe Teuta duhet të shfrytëzojë aksionet e ndërtuara.

“Komplimente për futbollistët, pasi kemi gjithë javën që punonim. Ne e dimë se ndeshjet më të vështira janë ato më të lehtat në letër. Kemi kërkuar fitoren në çdo moment. Teuta duhet të shënojë më tepër në aksionet e saj, por sigurisht ky është futbolli dhe jo të gjitha goditjet përfundojnë në rrjetë. Sulmuesit nuk arritën të shfrytëzonin krosimet e ardhura nga krahët”, ka thënë Shkëmbi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *