Shkëmbi, pa mëshirë ndaj Skënderbeut

0

Bledi Shkëmbi nuk e kursen klubin e tij të lindjes, Skënderbeun, kur bëhet fjalë për të evidentuar probleme. Ish-kapiteni, duke folur në Supersport, tregohet mjaft kritik: “Skënderbeu nuk fitoi sepse nuk luajti për të shënuar golin e dytë. Më vjen keq, por këtë sezon po shoh një Skënderbe të brishtë, që shënon një gol dhe gabon shumë, vihet nën presion nga kundërshtarët dhe po lëshon pikë të rëndësishme.

Shkëmbi ndalet edhe te emrat e përveçëm: “Goli i parë ishte i shkëlqyer për Latifin, por më pas Skënderbeu pak nga pak e uli ritmin. Skënderbeu nuk është në ditët më të mira, kjo nuk diskutohet, sepse lojtarët kryesorë nuk janë në formë të mirë, duke nisur nga Orelesi, apo Predesku, që nuk u ngjit asnjëherë në nivelin që prisnin të gjithë. Edhe Ogunxhimi, u prit me entuziazëm dhe kjo më habit, sepse nuk e kemi parë ende të bëjë ndonjë gjë të madhe. Edhe Fukui e Muzaka ishin ndërrime që nuk sollën ndonjë ndryshim”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here