Shkëmbi: Na duhet vetëm një fitore në dy sfidat e mbetura

0

Trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi, ka folur para sfidës kundër Kastriotit, një transfertë shumë e vështirë për durrsakët. Në fjalën e tij për “RTSH Sport”, Shkëmbi tha:

“Një ndeshje shumë e ndërlikuar, kundër një skuadre që nga java në javë po bën shumë mirë. Një ekip që ka ndryshuar shumë në tre muajt e fundit. Patjetër që do të jetë e vështirë, por do të bëjmë maksimumin. Nuk po kalojmë një moment të mirë me dëmtimet dhe me kartonët. Do të shikojmë nesër si do të vendosim për formacionin. Ata që do të luajnë, do të kenë shansin të japin maksimumin.

Në fakt, jemi shumë afër objektivit. Kemi dy ndeshje të vështira. Minimumi, njërën nga këto dy ndeshjet duhet ta fitojmë për të arritur te objektivat. Besoj se do t’ia dalim. Është momenti më i keq dhe më i vështirë për të motivuar lojtarët. Për fat të mirë, ne nuk e kemi arritur objektivin 100%, prandaj jemi më të motivuar. Ekipet tjera, që i kanë arritur objektivat, e kanë shumë të vështirë të motivohen. Ne, i bëjmë llogaritë në fund”, u shpreh Shkëmbi.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.