Shkëmbi: Mënyra si humbim fundi i botës, skuadra nuk lufton aspak!

Bledi Shkëmbi, trajneri i Teutës, analizoi humbjen 1-3 përballë Tiranës pas ndeshjes, duke u shprehur i zhgënjyer me atë që të tijtë dhanë në fushën e lojës. Në fjalën e tij për Supersport, Shkëmbi tha se mënyra si erdhi kjo humbje, është si fundi i botës për të. Mes të tjerash, numri 1 i stolit të durrsakëve tha:

HUMBJA – “Të humbasësh asnjëherë nuk është fundi i botës, por mënyra sesi humbasin ne, ndoshta është fundi i botës. Një ndeshje e shëmtuar nga ana jonë, një ndeshje ku nuk patëm dëshirën minimale për ta fituar, as për të luftuar. Gjëja më e thjeshtë që mund të bëjë një skaudër është të luftojë, por ne na ka humbur kjo gjë”.

SULMI – “E drejtë, unë mendoj që kemi shumë probleme si skuadër në tërësi, jo vetëm në sulm. Kemi shumë lojtarë jashtë forme, kjo na bëri që të vuajmë shumë në fushë. Nuk jemi të gatshëm psikologjikisht për të fituar një ndeshje”.

PROBLEMI – “Të ishte futbolli me fjalë, do ishim të gjithë kampionë. Nga unë i pari, deri te futbollistët, nuk duhet të thënë asgjë, por të vrapojnë në fushë, pasi as unë, as futbollistët, nuk po bëjmë asgjë siç duhet!”

MBROJTJA – “E vërtetë është që kemi probleme. Është diçka që jemi munduar ta ndryshojmë, me skemë, me emra. Prapë vazhdojmë të gabojmë. Kjo është përgjegjësi e imja. Ndoshta nga jashtë shikoni më qetë dhe më mirë, por e them sinqerisht që nuk mendoj që futbollistët e mi kanë frikë nga unë”.

VETERANËT – “Pavarësisht mënyrës sesi luajnë futbollistët veteranë, unë vazhdoj të them se ata janë shembuj, me mënyrën si luajnë, si stërviten dhe si sillen me mua, me stafin dhe me shokët e skuadrës. Ata japin maksimumin dhe nuk duhet të krijojmë alibira. Kemi dhe ne penalitete nëse nuk arrijmë Europën” tha Shkëmbi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *