Shkëmbi: Latif ndryshon shumë gjëra, Skënderbeun e doja më larg

Teuta mori një fitore bindëse ndaj Laçit ditën e sotme, teksa triumfoi pastër 2-0 në testin miqësor të zhvilluar në Durrës. Pas takimit, numri një i stolit durrsak foli për “Sportekspres.com”, duke u shfaqur i kënaqur pas ndeshjes së sotme. Gjithashtu, Shkëmbi foli dhe për kthimin e Latif dhe për strategjinë e merkatos së ekipit të Teutës.

Është Teuta gati për nisjen e kampionatit?
-Për fat të mirë kemi dhe disa ditë për të qenë gati, por me çfarë kemi bërë deri tani me miqësoret dhe në stërvitje, mendoj që do të jemi në maksimumin tonë në fillimin e kampionatit.

Sa i kënaqur jeni në fund të ndeshjes?
-Patjetër që jam i kënaqur, pasi më pëlqeu serioziteti i ekipit në të dyja pjesët dhe motivimi i tyre. U munduam të bëjmë ato çfarë kërkojmë kur stërvitemi dhe mendoj që ia arritëm.

Prisni diçka tjetër në merkato?
-Po shohim dhe po mundohemi që të afrojmë ndonjë futbollist shumë cilësor. Në qoftë se do e gjejmë do mundohemi ta afrojmë, në rast se jo, jemi në rregull dhe me këto që kemi.

E ndryshon strategjinë e merkatos kthimi i Latif?
-Ndoshta edhe e ndryshon strategjinë e merkatos. Me kthimin e Latif, për mua si teknik është gjë pozitive, ndoshta për klubin jo, por mendoj që në rast se do të gjejmë një tjetër sulmues cilësor, ne do e afrojmë në ekip.

Luani përsëri pas dy ditësh me Skënderbeun?
-Do të ishte e mira mos të jetë kaq afër ndeshja me Skënderbeun, por mundësitë e ekipeve këto janë, që të luajmë të premten. Është një test kundër një rivali shumë të fortë dhe mendoj që do të jetë një test i bukur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *