Shkëmbi: Kundërshtari na vuri në vështirësi, rëndësi ka të fitojmë

Blendi Shkëmbi ishte i lumtur pas ndeshjes, teksa foli për “Supersport” në emisionin “Gol pas Goli”, tekniku korçar komentoi jo vetëm suksesin me Luftëtarin por dhe ecurinë e skuadrës së tij në tërësi gjatë këtij sezoni.

ECURIA – “Është kënaqësi që kemi këto rezultate në këto 7 ndeshje. Fituam ndaj një kundërshtari shumë të vështirë, që luan mirë futboll. Shënuam atë gol të shpejtë dhe më pas e ruajtëm rezultatin deri në fund”.

“Ne vazhdojmë të punojmë, duhet të përmirësohemi akoma dhe më shumë. Duke fituar vijnë dhe mendimet për të parë lart”.

“Luftëtari na e bëri shumë të vështirë. Rastet nuk munguan. Nuk jemi vetëm ne në fushë, pasi luan dhe kundërshtari. U vumë pak në vështirësi, kur u shtuan forcat sulmuese, por në fund e ruajtëm rezultatin”.

“Duhet të përmirësohemi dhe e them gjithnjë. Në javët e para luajtëm një futboll më tërheqës, por tani po bëjmë lojë të mirë me lojtarët që kemi tani në dispozicion. Kemi pasur disa lojtarë të dëmtuar”.

“Ne duhet të ndryshojmë diçka, ka vend për përmirësim. Ka disa momente që ne mendojmë se më të rëndësishme janë pikët, në këtë kampionat shumë të fortë ka rëndësi të fitosh duke bërë një lojë të mirë. Spektakël nuk bëjmë, si asnjë ekip në Shqipëri”.

“Nuk shquhemi se mblidhemi pas te porta jonë. Ne deshëm të ruajmë rezultatin, por ka shumë gjëra që unë nuk mund t’iu them. Ekipi ka dhe probleme gjatë javës, që ka lojtar që nuk janë në 100%”.

“mendoj se golat tregojnë se nuk jemi keq në sulm. Unë dua të luajmë një futboll akoma dhe më të bukur, por rëndësi ka rezultati, pasi nëse nuk ka rezultat është e vështirë për të përmirësuar lojën”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *