Shkëmbi: Kampionët duhen respektuar gjithmonë, kryesorja që morëm tri pikët

Trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi, foli për emisionin Gol pas Goli në Supersport, ku u shpreh:

“Kryesorja është që ne morëm tri pikët, që të tregohem i sinqertë, kundrejt një Partizani pa shumë titullarë. Nuk do të ishte një ndeshje e njëjtë nëse Partizani do të kishte të gjithë titullarët. Për fat të mirë, morëm tre pikët. Asgjë nuk ka mbaruar, kemi dhe dy ndeshje, të cilat janë ndeshje lufte”.

“Personalisht, mendoj se kampionët duhet të respektohen gjithmonë shumë. Brenda fushës, mund të jetë luftë, por për mendimin tim, bëmë këtë respekt për Partizanin sepse e meritonte, pasi është ekipi kampion dhe të gjithë ne duhet ta respektojmë”.

“Jam i bindur që do të vazhdojmë me rezultatet pozitive, pasi e kemi kaluar atë problemin e madh psikologjik. E kaluam duke u stërvitur shumë, duke pasur besim dhe me pak fat. Kemi pasur fat në këto ndeshjet e fundit”.

“Ky grup, stafi jonë, kemi dhe dy ndeshje shumë të vështirë përpara. E dimë ku i kemi pikat tona të forta dhe të dobëta. Të mbarojmë këto dy ndeshje dhe klubi do të bëjë ndërhyrjet e duhura për Kupat e Europës, u shpreh Shkëmbi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *