Shkëmbi: I besoj fushës, jo traditës

Trajneri Bledi Shkëmbi dhe Teuta e tij mund të thuhet se ka bërë mjaft mirë këtë edicion. Ndeshja e radhës për “djemtë e detit” do të jetë ajo me skuadrën e Kukësit.

Tekniku Bledi Shkëmbi ka vlerësim maksima për verilindorët, por beson se skuadra e tij mund të marrë një rezultat pozitiv ndaj kuksianëve. Po ashtu korçar thekson për “Supersport” se për të nuk ka shuam rëndësi tradita, por ajo që skuadra do të japë në fushën e blertë.

NDESHJA E RADHËS – “Kukësi është ndër pretendentët kryesor për titull. Do të jetë një ndeshje e vështirë. Kukësi është një skuadër e mirë dhe me cilësi. Ne kërkojmë ta fitojmë ndeshjen dhe uroj të kemi dhe fatin me vete”.

STATISTIKAT – “Nuk i besoj shumë traditës, por fushës. Mendoj se nëse do të jemi në maksimum dhe secili të japë më të mirën e tij për ekipin do të arrijmë një fitore”.

SKUADRA – “Mendoj se në një ekip është gjëja më e rëndësishme fryma e grupit dhe ne jemi në rregull tek kjo pjesë. Në futboll nuk ka asnjëherë që arrin maksimalen. Duhet të përmirësohemi në të gjitha drejtimet. Të jemi bashkë në çdo moment”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *