Shkëmbi: Goli më i bukur, të hënë jam në tribunën D1

0

 

Ka shënuar një gol të mrekullueshëm, të rrallë. Në minutën e 90-të, kapiteni Bledi Shkëmbi ka gjuajtur saktë nga rreth 50 metra një top, që nuk ishte rënë ende në tokë. “Në atë moment mendova ta gjuaja menjëherë topin, sepse Lika kishte dalë nga porta dhe për fat përfundoi ashtu siç e kisha menduar, në rrjetë. Nuk ka diskutim që është goli më i bukur në karrierën time dhe jam shumë i lumtur. Por emocionet më të mëdha i ndjeva në momentin që Osmani vrapoi për ta ndarë golin e tij me mua, teksa isha duke bërë nxemjen. Na ka munguar vërtet një lojtar si Osmani, i cili është mbrojtësi më i mirë në kampionatin shqiptar. Jam i kënaqur për kualifikimin dhe kam një keqardhje të madhe personale, që nuk do të jem në fushë në ndeshjen e radhës për kampionat ndaj Kukësit. Kjo më mërzit, por gjej rastin t’u bëj thirrje gjithë tifozëve korçarë kudo ku janë, gjithë Korçës, për ta mbështetur skuadrën e zemrës ditën e hënë. Nuk kam asnjë paragjykimin për Kukësin, por mua atë ndeshje do të më gjeni në tribunën D1, ku janë vendosur ultrasit. Kam bindjen që skuadra do të japë më të mirën dhe do të jemi ne fitues”, – është shprehur kapiteni Shkëmbi.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

http://sportekspres.com/wp-content/uploads/2019/02/fotoblinibilta.jpeg