Shkëmbi: Gafa e Latif? Dhe unë kam gabuar dikur në… stërvitje!

Trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi, foli për “Gol pas Goli” në Supersport, duke komentuar barazimin e dytë radhazi…

“Në përgjithësi në të dy takimet kemi bërë ndeshje të mira. Edhe sot erdhëm për të sulmuar dhe jo mbrojtur, por vështirësia e ndeshjes ishte, duke parë kundërshtarin dhe emrin. Barazuam me lojë të mirë dhe gjysma e së keqes. Kështu e ka futbolli”.

A është skuadra aty ku duhet dhe rastet e shpërdoruara?

“Deri diku, jemi aty ku duhet, por duhet të jemi më të kujdesshëm përpara portës. Eshtë detyrë e stafit dhe mua që ta përmirësojmë. Rasti i Latif? Më vjen keq, sepse e di personalisht që futbollisti kur shpërdoron atë rast, e vuan shumë, por do të përpiqem që ai ta harrojë”.

A të pëlqen kjo Teutë?

“Sigurisht që dy ndeshjet e para më pëlqejnë, por jam i bindur se duhet të bëjmë akoma më shumë dhe të përmirësohemi”

Latif, kriza e tij…

“E vertëtë që dy ndeshje, me rastet e humbura të tij, mund të kishim gjashtë apo katër pikë, por besoj te potenciali i tij dhe sulmit. Sigurisht, kemi nevojë për bomber, por të gjesh sot është shumë e vështirë. Jam i bindur, megjithatë, që Latif do të jetë një nga sulmuesit më të mirë të kampionatit”.

Gabime në zonë të rrezikshme…

“Normale që rrezikojmë, duke luajtur topin, por nëse luan futboll të bukur, atëherë janë edhe këto momente”.

Me aktivizimin e Grecës, patët pak momente paniku…

“Në fushë, lojtarët më me eksperiencë i japin drejtim. Patëm fat që në momentet kur u aktivizua Greca nuk pësuam. Megjithatë, jam trajner i ri dhe do të mësoj nga këto situata.

Kruja, si e vlerëson?

“Ka pasur rritje në këtë ndeshje, në krahasim me të parën. Eshtë futbollist që do të na ndihmojë shumë, për të dhënat teknike dhe fizike”.

Gabimi i Latifit?

“Më ka ndodhur edhe mua të gaboj, në stërvitje… Sigurisht, jo në ndeshje, sepse kam qenë më shumë teknik”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *