Shkëmbi “frenon” Teutën, Starova: Na ra ekipi më i fortë!

0

Hapoel Ber Sheva kundërshtari i Laçit, Ventspil i Teutës. Kurbinasit e kanë pasur fatin kundër, por gjithsesi nuk kanë ndërmend të heqin dorë dhe të mos luftojnë. Trajneri Sulejman Starova, i cili po bëhej gati për seancën e dytë stërvitore për sot, tha fjalën e tij.

“Hapoel Ber Sheva është më e forta nga skuadrat që mund të binin në short. Nuk mund ta zgjidhnim vetë ekipin, ndaj na duhet të përpiqemi të fitojmë takimin e parë në shtëpi. Më pas të shohim”, u shpreh shkurtimisht Starova në lidhje me kundërshtarin e kurbinasve në turin e parë të Europa League.

Te Teuta kanë buzëqeshur, por trajneri Bledi Shkëmbi kërkon të mbajë me këmbë në tokë skuadrën e tij. “Nga ekipet që mund të na binin mendoj që është short i mirë. Megjithatë në futboll nuk ka asnjëherë siguri dhe ndeshje të thjeshta. Ne do punojmë dhe do përgatitemi në maksimum për të kërkuar kualifikimin”, u shpreh Shkëmbi për SportEkspres.com.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.