Shkëmbi e zbulon: Ja problemi me transfertën e Arapit

0

Te Teuta kanë bërë vetëm një afrim gjatë merkatos dimërore. Trajneri  i skuadrës durrsake, Bledi Shkëmbi, ka folur në lidhje me strategjinë e klubit para mikrofonit të “RTSH Sport”. Tekniku korçar zbulon edhe problemet që Teuta po has në negociatat për të rikthyer në Durrës një “ish” si Renato Arapi.

“Gjysma e kampionatit të parë ka qenë e mirë, e dimë se kampionati sa vjen e vështirësohet. Merkato? Deri në këto momente, është vetëm Frashëri që është afruar. Kemi kohë që me Frashërin kemi shprehur dëshirën dhe kemi gjetur marrëveshjen me Kamzën”.

“Për momentin, do të vazhdojmë me këtë grup që kemi, vetëm nëse vjen një lojtar më i mirë se këto që kemi dhe atëherë mund të ketë disa ndryshime”.

“Arapi? Kanë dëshirë të dyja palët që ky transferim të kryhet, por nuk ka asgjë konkrete. Ka disa probleme me klubin turk dhe nuk e di se çfarë do të ndodhë. Deri më tani, nuk ka asgjë konkrete. Në media mund të ketë shumë emra, por deri tani jemi këto që jemi”.

“Nga java e parë deri në javën e 18-të nuk mund të mbash të njëjtin ritëm ose nivel loje, por deri më tani kemi bërë mirë. E rëndësishme është që nga java në javë të përmirësohemi dhe të bënin mirë”.

“Do të punojmë më shumë që të bëjmë më mirë në dy fazat e mbetura”,- tha Shkëmbi

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.