Shkëmbi, Bulku, Dede e Pinari në një skuadër, sërish fitues

0

Nga futbolli profesionist janë ndarë, kush më herët e kush së fundi, por duket se futbollistët “qimen e ndërrojnë, por zakonin nuk e harrojnë”.

Bledi Shkëmbi, Nevil Dede, Ervin Bulku e Luan Pinari kanë qenë pjesë e skuadrës së Supersport Albania, që ka marrë pjesë në turneun “Business Cup Albania 2017”, kampionat për bizneset, ku marrin pjesë kompani me emër si Digitalb, Raiffeisen, Interbrands, Bolv-Oil, Bkt, Kastrati Group, Digitalb, Aleat, Agna sh.a, Degert sh.a, Delta Group e shume kompani te tjera.

Gazetarët e Supersportit fituan të enjten në ndeshjen e parë në këtë turne, që po zhvillohet në Kompleksin Sportiv “Loku”, duke mposhtur 4-1 SpotMT, por nuk kishte si të ndodhte ndryshe.

Nëse në skuadër ke në formacion Deden, Bulkun e Shkëmbin, si dhe futet më vonë edhe Pinari (Florian Riza preferon të bëjë manaxherin e skuadrës), atëherë kundërshtarët nuk është se kanë shanse të mëdha për të fituar.

Skuadra e Supersportit

Olsi Çoku – Joni Kamberi – Erald Kodheli – Alban Xhihani – Sokol Xhihani – Enea Vodo – Egi Duro – Frenkli Ymeri – Gjergj Stefa – Elvis Rexha – Luan Pinari – Bledi Shkëmbi – Ervin Bulku – Nevil Dede – Blendi Resnja

Trajner: Blendi Resnja

Zv/Trajner: Ylli Aga

Team Manager: Florian Riza

President: Dritan Shakohoxha

?SS

A post shared by Bledi Shkembi 10 (@bledishkembi) on

A post shared by Luan Pinari (@luanpinari) on

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image