Shkëlqimi me Kosovën, mesfushori në skuadrën e javës

Kosova arrit një sukses të madh mbrëmjen e djeshme duke arritur që të fitonte grupin 3 të Ligës D. “Dardanët” tani kanë shanse reale për të shkuar në Europian, duke marrë në konsideratë se në dy ndeshjet e fundit kanë shënuar 9 gola dhe nuk kanë pësuar asnjë.

Edhe pse është e vështirë që të dallosh se kush ka spikatur më së shumti, kompania e madhe e lojërave elektronike “EA SPORTS FIFA” ka nxjerrë skuadrën e javës, ku bën pjesë dhe një prej lojtarëve të Kosovës. Milot Rashica është përzgjedhur në skuadrën e javës, edhe pse nuk është në njëmbëdhjetëshin e titullarëve.

Anësori, i cili luan te Verder Bremen ishte një nga më të mirët në ndeshjen me Maltën, duke qenë aktiv në të 5 golat që u shënuan. Edhe në takimin me azerët, mesfushori bëri mirë, çka nuk ka kaluar pa u vënë re edhe nga “EA SPORTS FIFA”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *