Shkëlqimi i Sadikut, firmos kontratën e re në Stamboll

0

Loret Sadiku po kalon një moment shumë të mirë në Turqi me skuadrën e Kasimpashës, teksa skuadra nga qyteti i Stambollit ndodhet në vendin e katër të renditjes së kampionatit turk. Futbollisti shqiptar ka qenë një titullar i padiskutueshëm në çdo takim të skuadrës së tij.

Bashkëpunimi midis lojtarit dhe klubit turk do të vazhdojë dhe për shumë vite, pasi ditën e sotme Kasimpasha ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me 27-vjeçarin.

Sadiku ka nënshkruar një marrëveshje të re, që do ta mbajë të lidhur me Kasimpashën deri në vitin 2022. Futbollisti i rritur në Suedi iu bashkua ekipit turk dy vite e gjysmë e parë dhe në tre sezone vetëm tri ndeshje i ka nisur nga stoli, ndërsa pjesën tjetër si titullar.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.