Shkëlqimi i Roxherit, te Kukësi do jenë penduar shumë për të

Roxher Zhunjor Rodrigez mbërriti në Shqipëri si një lojtar i Kukësit, megjithatë Kukësi e pa më të arsyeshme që brazilianin ta huazonte te Kastrioti. Te verilindorët nuk do e kishim menduar që 22-vjeçari do kishte një rendiment kaq të mirë, pasi po të shohim shifrat mesfushori me tipare sulmuesi ka realizuar 5 gola, po aq sa dhe Rexhinaldo, madje asnjë gol nuk e ka realizuar nga pika e bardhë e penalltisë, por përkundrazi ka shpërdoruar një 11-metërsh në ndeshjen kundër skuadrës që ka kartonin e tij.

Roxher shënoi 2 herë ndaj Kamzës, ndërsa më parë ka ndëshkuar Kukësin dhe Partizanin nga një herë, ashtu si dhe Laçin. Vetëm 22 vjeç dhe ka treguar që edhe në një skuadër si Kastrioti mund të bëjë mirë. Në Janar nuk do të ishte çudi që Kukësi të kërkonte rikthimin e tij. Te verilindorët janë në hall për golin dhe duke parë Roxherin ndoshta ndjejnë hidhërim që e lanë të ikte, pasi në fillim nuk i konsideruan hapësirat e mjaftueshme për të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *