Shkëlqimi dhe rënia e “shokut”… Karius

0

Ndonjëherë mjafton një ndeshje ose dhe vetëm pak sekonda që e gjithë jeta apo karriera jote të ndryshojë. Loris Karius ishte një portier që konsiderohej si nivel i lartë, pasi luante me Liverpulin prej 2 sezonesh, por në finalen e Championsit të sezonit të shkuar ai rrëzoi me duar e tij gjithçka që kishte ndërtuar.

Gafa dhe në fund dështim. Të gjithë ja faturuan gjermanit atë ndeshje dhe nuk mund të shmangej dhe largimi. Për të menjëherë shfaqi interesim Beshktashi, që donte të blindonte portën me një portier që nuk e konsideronte dhe aq të pafat. Gjithsesi, Karius ndoshta ende e vuan atë ndeshje me Real Madridin, pasi edhe në Turqi sërish gafat po e ndjekin.

Tifozët në Turqi siç dihet janë mjaft agresiv dhe ushtojnë shumë presion, çka “gardiani” duket se po e vuan, ndaj trajneri për ndeshjen e radhës në shtëpi me shumë gjasa do i japë mundësinë që të qetësohet dhe nuk to ta aktivizojë titullar. Kështu e ka futbollin, nga titullar me Liverpulin në finalen e Champions Leagues, mund të përfundosh në stol me Beshiktashin.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.