Shkëlqeu te të rinjtë, por Zeqiri largohet nga Juventusi

Në huazim nga Lozana, për t’u provuar te të rinjtë, Andi Zeqiri nuk do të qëndrojë në Itali, pasi ka mbyllur aventurën te Juventusi.

Sulmusi i talentuar 18-vjeçar do të kthehet në Zvicër, ku Lozana i garanton një vend në skuadrën e parë për sezonin e ri.

Kjo duket arsyeja që ka çuar te divorci me Juventusin, të paktën sipas menaxherit Valter Fernandez, i cili ka shpjeguar se Juventusi dëshironte ta mbante Zeqirin, por ishte vetë lojtari që preferoi të kthehej në Lozanë, për të luajtur në ekipin e parë, në Superligë.

Në sezonin e shkuar Zeqiri ishte titullar me skuadrën Primavera të Juventusit, drejtuar nga Fabio Groso, duke shënuar 9 gola në 29 ndeshje. Juventusi i ofroi edhe një vit huazim, por Lozana dëshironte një vendim përfundimtar: blerje, ose kthim në shtëpi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *