Shkëlqen te Kamza, Avdylit i japin një çmim të veçantë

Sigurisht që çdo lojtar futbolli mendon se gjatë karrierës së tij mund të marrë çmime të ndryshme për aftësitë në fushën e lojës, por në kohët moderne sportistët nderohen edhe me çmime të veçanta. Qytetet apo komunat shpesh herë mundohen që të nderojnë personazhet e sportit, kryesisht ata që bëjnë para në karrierë, pasi paralel me ta shkon dhe emri i vendit nga lojtarët vijnë.

Ilir Avdyli është nderuar ditën e sotme nga Komuna Obilic duke u shpallur “Ambasador Sporti”. Një vlerësim për ”gardianin” e Kamzës , i cili e ka ndarë këtë nderim edhe në profilin e tij në “Facebook”.

“Ndjenjë e mirë kur atë që ti punon dhe jep në fushë gjatë gjithë vitit, dikush e sheh dhe e vlerëson”, shkruan portieri i skuadrës nga periferia e kryeqytetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *