Shkëlqen sërish Zeqiri, gol për Juventusin

0

Në Itali po zhvillohet turneu prestigjioz i Viarexhios, ku marrin pjesë skuadra të rinjsh nga e gjithë bota dhe ku ka shumë drejtues klubesh e vëzhgues, për të zbuluar talente të rinj.

Një ndër lojtarët nën vëzhgim në këtë turne është sulmuesi i ri Andi Zeqiri, i lindur në Lozanë dhe pjesë e grupmoshave të Zvicrës, por që ende nuk e ka vendosur cilën kombëtare do të përfaqësojë në të ardhmen.

Sulmuesi 17-vjeçar, i transferuar te Juventusi verën e shkuar në huazim nga Lozana, po tregon se meriton të blihet përfundimisht, sepse ka zhvilluar një sezon shumë pozitiv me të rinjtë e Juventusit.

Edhe sot Zeqiri shënoi golin bardhezi në barazimin 1-1 që Juventusi regjistroi ndaj Torontos, duke shënuar që në minutat e para të sfidës dhe duke gjetur golin e gjashtë sezonal mes kampionatit të të rinjve, kupës dhe Youth League. Edhe në ndeshjen e parë në grup, fituar 2-1 kundër Duklas së Pragës, Zeqiri dha një asist.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here