Shkëlqen Albpetroli, Besa thyhet në Patos

Albpetroli ka mundur sot Besën me 1-0, duke treguar se është pretendent serioz për ngjitje në Kategorinë e Parë, aty ku bën pjesë Besa, e riformatuar këtë janar.

Në mesin e pjesës së parë Albpetroli fitoi një 11-metërsh që e shndërroi në gol Gëzim Hysko. Kushtet e terrenit kanë qenë të vështira, thuajse i pamundur për kavajasit ambientimi.

Në të tre takimet miqësore të kësaj periudhe Besa nuk ka realizuar asnjë gol dhe vuajtjet në finalizim kërkojnë tanimë një impenjim ndryshe nga futbollistët e këtij reparti që është riformatuar nga e para.

Albpetroli merr një fitore me rëndësi të madhe në aspektin psikologjik, sepse përveç rezultatit, edhe në lojë nuk ishte aspak inferior ndaj një rivali të një kategorie më lart.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *