Shkelma dhe asnjë gol në derbi, feston Barcelona

Është momenti i artë i Barcelonës, edhe kur nuk luan vetë. Pas fitoi sot psadite në periferi të Madridit kundër Leganesit, Barça priste me qetësi derbin e madh madrilen mes Atletikos e Realit.

Doli në dritë një barazim me shumë tension dhe pa gola, që në fund ka gëzuar vetëm Barcelonën. Reali pati zotërim topi e krijoi më shumë lojë e raste, duke pretenduar edhe për një penallti, por Atletiko rezistoi shumë mirë dhe konfirmoi se ka një mbrojtje të hekurt. Të dyja palët kanë probleme në sulm dhe u pa edhe sot, me Realin që duket qartë se nuk është më makineria e viteve të fundit, ashtu si Kristiano Ronaldo.

Problem për Zinedin Zidan është stoli i varfër, aq sa duket se zëvendësimet bëhen kot, sepse askush nuk e ngre nivelin e lojës, ndërsa Atletiko pret merkaton e janarit dhe debutimin e Diego Kostës. Ndërkaq, Barça shkon +10: A kapet më?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *