Shkeli Uitselin, rrezikon pagën e sezonit

0

Fundjavën e shkuar në kampionatin kinez pati edhe një ngjarje të çuditshme, me një lojtar kinez që ka përfunduar në qendër të vëmendjes për një faull të pazakontë ndaj belgut Aksel Uitsel.

Qin Sheng i Shanghai Shenhuasë u ndëshkua me karton të kuq pasi shkeli me këmbë qëllimisht Uitselin, në momentin që do ekzekutohej një goditje nga këndi.

Tani Shanghai Shenhua i ka vendosur një gjobë prej rreth 40.000 mijë eurosh futbollistit të vet dhe presidenti Ëu Xiaohui shpjegon: “Qin Sheng mori një karton të verdhë absurd në ndeshjen e parë të sezonit dhe tani mori këtë karton të kuq, duke vazhduar në sjelljen e tij antisportive, që shkon kundër politikës së klubit. Nuk ishte një moment nervozizmi, ai e ka bërë me qëllim atë faull”.

Tani vjen kërcënimi: nëse Qin Sheng përsërit gjeste të tilla, do të luajë te rezervat e klubit deri në fund të sezonit dhe do t’i hiqet paga e një viti.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here