Shkeli Ibran në kokë, 5 ndeshje pezullim

0

Mbrojtësi i Bornemuthit, Tajron Mings, është pezulluar perë 5 ndeshje nga federata Angleze, pas faullit të rëndë në dëm të Zllatan Ibrahimoviçit fundjavën e shkuar.

Mings shkeli me këmbë në kokë Ibrahimoviçin, kur suedezi ishte rrëzuar në tokë, ndërsa pamjet filmike ndihmuan në marrjen e vendimit për dënimin e tij, pasi arbitri i ndeshjes nuk kishte parë asgjë.

Pas incidentit, Ibra u hakmor duke i dhënë një bërryl në fytyrë Mingsit, gjest që i kushtoi 3 ndeshje pezullim suedezit.

Bornemuthi ka protestuar ashpër për dënimin e rëndë të mbrojtësit të vet: “Jemi shumë të zhgënjyer nga ky vendim, sepse nuk ekziston asnjë provë që vërteton se Mings e shkeli qëllimisht Ibrahimoviçin. Ishte diçka aksidentale dhe Mings i kërkoi falje gjatë ndeshjes Ibrahimoviçit, ndaj ne jemi në krah të mbrojtësit tonë, i cili nuk ka marrë asnjë karton të kuq në 75 ndeshje dhe është një futbollist shembullor”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here