Shkatërruan Juventusin, elozhe pafund për Gjimshitin dhe Berishën

0

Atalanta mori një triumf që tronditi jo pak Juventusin, ku shifrat në përfundimin e sfidës çerekfinale të Kupës së Italisë, ishin 3-0 në favor të bergamaskëve. Etrit Berisha dhe Berat Gjimshiti, ishin titullar për 90 minuta dhe paraqitja e dy lojtarëve të kombëtares ishte fantastike.

Në mediat italiane i është bërë jehonë e madhe fitores së Atalantës, teksa Gjimshiti ishte një ndër më të vlerësuarit e takimit. Mbrojtësi 25-vjeçar është cilësuar si një gjigant i vërtetë në qendrën e mbrojtjes, duke lënë gati totalisht në hije Kristiano Ronaldon.

Sipas një prej mediave të klubit të Atalantës, “Bergamo Post”, Gjimshiti vlerësohet me notën 9 në këtë takim. Ndërkohë, Etrit Berisha, nuk është se ka pasur shumë punë në këtë takim dhe është vlerësuar me notën 6.5, ku paraqitja e tij është vlerësuar si e kënaqshme.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.