Shkarkohet Xhengis Rexhepi, Tahir Batatina “heq kostumin”

0

Llapi ndryshon sërish trajnerin dhe në krye të skuadrës nga Podujeva rikthehet i zakonshmi Tahir Batatina. Këtë sezon ai mbajti pozicionin e Drejtorit Ekzekutiv, por tanimë ka ardhur koha që të zbresë sërish vetë në fushë. Barazimi i fundit me Ballkanin në shtëpi nuk është pritur mirë dhe kështu është shkarkuar Xhengis Rexhepi, i cili është edhe zëvendëstrajner i Maqedonisë.

“Klubi futbollistik “Llapi” njofton për përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Xhengis Rexhepi. Si pasojë e mungesës së pikëve të parapara në xhirot e luajtura, drejtuesit e klubit dhe Xhengis Rexhepi kanë ndërprerë bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme. KF Llapi e falënderon Rexhepin për punën profesionale të bërë me klubin gjatë kësaj periudhe dhe i dëshiron suksese në karrierë. Njëherazi  klubi njofton se nga dita e sotme kryetrajner i Llapit do jetë Tahir Batatina, i cili sot do filloj stërvitjet me skuadrën”, njofton klubin nga Podujeva.

Llapi këtë sezon e ka nisur me Bylbyl Sokolin në krye, ndërkohë që më pas në vend të tij u emërua Bekim Shotani. Në fund të muajit dhjetor u emërua Rexhepi, i cili tashmë është larguar përfundimisht nga skuadra dardane.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.