Shkarkohet dhe e merr vesh në Twitter, epik reagimi

0

Aventura e parë e Florent Maluda si trajner ka zgjatur vetëm dy muaj. Ish-ylli i Çelsit është shkarkuar nga klubi zviceran i Zyrihut. Mënyra e njoftimit të këtij lajmi për Maluda ka qenë më e papërshtatshmja. Ai e ka marrë vesh lajmin nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare të klubit në Twitter. Gjithçka ndodhi mëngjesin e sotëm.

“FC Zyrih dhe Florent Maluda kanë vendosur me marrëveshje të përbashkët, t’i japin fund bashkëpunimit mes tyre. Rezulton se projektet në të cilat Florent Maluda është i përfshirë nuk janë në përputhje me detyrat e planifikuara nga FC Zyrih. I urojmë fat dhe sukses në karrierën e tij”, shkruhet në njoftimin e klubit, që pretendon se kanë arritur një marrëveshje të përbashkët.

Gjithsesi, me reagimin e Maluda klubi del “zbuluar”. Ish-trajneri ka komentuar në postimin e klubit, duke lëshuar një pyetje ironike. Ndryshe nga ç’shkruan klubi, 38-vjeçari pretendon se nuk është njoftuar për këtë vendim dhe e ka marrë vesh nga postimi në Twitter. “Me të vërtetë, nuk e dija këtë?!”, ishte reagimi i tij në hapësirën e komenteve.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.