Shkarkimi i Lopeteguit, Kros: Humbja më e madhe për ne

Toni Kros ka reaguar me një postim në rrjetin social “Twitter” për shkarkimin e Julen Lopeteguit nga posti i trajnerit të Real Madrid. Në postimin e mesfushorit dallohet qartë që Kros nuk e përjetuar mirë shkarkimin e trajnerit spanjoll.

“Humbja më e madhe për lojtarët është kur trajnerit i duhet të ikë. Sidomos në këtë rast, pasi ai është një trajner dhe person i madh. Faleminderit Julen”, shkroi Kros. Në tri muajt që punoi me Lopeteguin, vendi i Kros në formacionin titullar nuk u vu asnjëherë në dyshim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *