Shkarkim apo ndërprerje konsensuale? Zbulohen prapaskenat me Sormanin, nuk takoi asnjë drejtues klubi

Partizani zyrtarizoi ndërperjen e kontratës me trajnerin Sormani ditën e djeshme. Trajneri italian braktisi skuadrën në një ndeshje me peshë si ajo e derbit me Tiranën, duke bërë që të ishte Kalari ai që do të printe të kuqtë në “Air Albania“. Në një intervistë për “Tuttomercatoëeb“ Sormani theksoi se nuk ishte shkarkuar nga detyra, po kishin të bënin me një ndërprerje të bashkëpunimit në mënyrë konsensuale.

Por “Top Channel” tregon një tjetër histori. Pas lënies vetëm të ekipit në derbi, tekniku Italian nuk ka zhvilluar asnjë takim me drejtuesit e klubit, por ia ka lënë në dorë çështjen përfaqësuesit të tij ligjor. Gjithashtu mësohet se Partizani nuk e ka kapërdirë dot veprimin e Adolfo Sormanit për të mos udhëhequr ekipin në duelin me rivalin e përjetshëm të tyre, duke kërkuar kështu prishjen e kontratës. Gjithnjë sipas “Top Channel” trajneri Italian është paguar për të gjithë periudhën që ka qenë në krye të detyrës me “demat e kuq”, si dhe klubi ka marrë përsipër edhe shpenzimet për kthimin në shtëpi të stafit Italian./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *