Shkaku i mafias shqiptare, zbulohet e vërteta e vrasjes së kapos te ultrasit e Lazios

Kreu i grupimit ultras të tifozëve të Lazios, Fabrizio Piscitelli, u ekzekutua në muajin gusht të vitit të shkuar, teksa ishte duke pushuar në një park të kryeqytetit italian. Për vrasjen e tij u ngritën dyshime nga prokuroria italiane se mund të kishin gisht klanet mafioze shqiptare.

Kjo për arsyen se Piscitelli, i njohur edhe me nofkën “Diabolik”, kishte nisur të spiunonte grupet mafioze shqiptare për aktivitete kriminale, si trafiku i jashtëligjshëm, gjë që dëshmon se vrasja të ketë ardhur nga këta të fundit. Megjithatë qendrojnë edhe hipotezat se ky ekzekutim mund të ketë ardhur si pasojë e përplasjeve brenda grupit të ultrasit të Lazios./Sport Ekspres/