Shkakton të qeshura, Klop për gazetarin: Vërtet erdhe nga Norvegjia për të bërë këtë pyetjen?

Jurgen Klop nuk ndryshon kurrë dhe stili i tij është që e bën edhe më të adhurueshëm te tifozët, duke ia bashkangjitur rezultatet e arritura. Gjithmonë i buzëqeshur dhe i sjellshëm me mediat, duke bërë edhe shpeshherë shaka me ta.

E njëjta ishte situata edhe në konferencën e fundit. Një gazetar nga Norvegjia kërkon një këshillë nga Klop për trajnerin e Manchester United, Solskjaer. Fillimi aspak i mirë i këtij sezoni në “Premier League” ka bërë që të vendoset në pikëpyetje edhe e ardhmja e tij.

Ndërkohë që përgjigja e Klopit për gazetarin ishte: “Ti vërtet ke menduar që të vish nga Norvegjia dhe të më bësh mua këtë pyetjen? Uau. Jo, ai nuk ka nevojë për këshilla. Ka qenë për 10-15 vite si lojtar dhe di gjithçka. Ka gjithashtu edhe eksperiencën si trajner në botën e futbollit”. /Sport Ekspres/