Shitja e Pogbasë, ja sa fitoi realisht Juventusi!

0

 

Klubi bardhezi, gjatë gjithë kësaj kohe, ka mbajtur të fshehur shumë aspekte. Pogba erdhi me zero nga Junajtidi, por me shumë komisione dhe premio të përfshira. Fitimi neto, 72,6 mln euro

Pol Pogba është zyrtarisht një futbollist i ri i Mançester Junajtidit. Klubi anglez ka kryer një operacion rekord që e bën mesfushorin francez futbollistin më të paguar e të gjitha kohërave në historinë botërore të futbollit. Numra mbreslënës, sidomos për sa i përket kostos së kartonit të futbollistit që kalon kuotën e 105 mln eurove. Numra mbreslënës të konfirmuara edhe nga komunikata zyrtare e Juventusit, që, megjithatë lë një dyshim të madh të lidhur me diferencën mes vlerës së operacionit dhe entitetit të plusvlerës që Juventusi mund të realizojë në bilanc.

Komunikata –  “Juventus Football Club S.p.A komunikon se ka perfeksionuar akordin me klubin Manchester United Football Club Limited për shitjen me titull përfundimtar të shërbimeve sportive të futobllistit Paul Labile Pogba për një import prej 105 mln eurosh të pagueshme në dy vjet. Vlera e blerjes mund të rritet deri në 5 mln euro nëse verifikohen kushte të caktuara përgjatë rrugëtimit kontraktual. Ky operacion gjeneron një efekt ekonomik pozitiv thuajse 72,6 milionë euro, bruto nga kontributi i solidaritetit dhe të  komisioneve të tjera.

Detajet – 72,6 mln euro bruto pluslverë, por pyetja që bëjnë tifozët bardhezi është: “Pogba nuk kishte mbërritur me parametra zero? Si ka mundësi që plusvlera nuk është e barabartë me vlerën e blerjes nga an e Mançesterit?”.

Sa komisione – Komunikata e Juventusit mundohet t’I japë një shpjegim, por nxjerr bllof këtë fushatë publicitare, duke përmendur komisione dhe kontribune. Janë këto dy detaje që bëjnë diferencën dhe e ulin plusvlerën. Në fillim është kontributi i solidaritetit (premio e vlerës së shtuar të lojtarit klubit ku u rrit në rini) që Juventusit i është dashur të japë në arkat e Junajtidit, e barabartë me 2 mln euro. Duke analizuar bilancin bardhezi, sakaq, kuptohet se lojtari, edhe pse ka ardhur me zero euro, ka vendosur në kontratën e tij se do të ketë komision për agjentin 30 %, pra Raiola përfiton 25 mln euro. Praktikisht, Mançester Junajtidi paguan 105 mln euro te Juventusi dhe klubi bardhezi xhiron 25 Raiolës, 2 Junajtidit dhe 6 për të azeruar koston e kartonit në bilanc. Pjesa e mbetur, 73 mln eurot, janë plusvlera, që me llogari të bëra, është ajo që Napoli realizoi me shitjen e Higuainit.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image