Shirer: Nuk do e shoh më kurrë diçka të tillë!

Ish-sulmuesi legjendar i Anglisë, Alen Shirer, nuk kishte fjalë për të përshkruar atë që ndjeu në Anfield, aty ku u shkrua një pjesë historie, me Liverpulin që fitoi 4-0 ndaj Barcelonës.

Si ia dolën? Liverpuli pati besim, uri, dëshirë, sjelljen e duhur, patën edhe një tifozeri të jashtëzakonshme, që i mbështeti nga sekonda e parë deri në të fundit, që do ta kishte pranuar humbjen, por vetëm duke luftuar deri në fund.

Related image

Më pas erdhi goli i parë i ndeshjes dhe ata menduan ‘qenka shije e mirë’. Alison ishte i mrekullueshëm, bëri disa pritje fantastike, por shumë nga lojtarët e Liverpulit e bënë çorap Barcelonën, i turpëruan lojtarët e saj. Liverpuli u tregua shumë i zgjuar, ishte një natë mbresëlënëse.

“Për mua prania në Anfield është diçka unike, nuk mendoj se do shoh diçka të tillë në të ardhmen. Atmosfera në këtë stadium më la pa frymë.

“Fitorja e Mançester Sitit ndaj Lesterit në atë mënyrë do kishte demoralizuar këdo, por Liverpuli e la pas dhe kjo është e pabesueshme“.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *