Shik bën prapakthehu? Ofertë interesante për Romën

Në verën e vitit të kaluar, Roma i pagoi Sampdorias 42 milionë euro për të transferuar Patrik Shik në kryeqytet. Sulmuesi çek u pa si një premtim i madh, por ai nuk ia ka dalë deri më tani të tregojë gjithë potencialin e tij.

Shkaqet janë të ndryshme, ndërsa 22-vjeçari mund të largohet nga ekipi në janar. Siç raporton “Gazzetta dello Sport”, Sampdoria po mendon ta rikthejë sulmuesin në Xhenova. Drejtuesit e klubit dorian janë gati t’i kërkojnë Romës huazimin e çekut deri në fund të sezonit.

Fabio Kualjarela është pranë largimit dhe Sampdoria ka nevojë për një sulmues. Diçka e tillë mund të jetë e mirë dhe për Romën, që shpreson që Shik të rikthehet në formë aty ku “shpërtheu”, ndërsa një lëvizje e tillë shihet me interes dhe nga vetë sulmuesi. Ai shënoi 13 gola me Sampdorian gjatë sezonit 2016-2017, ndërsa te Roma ka shënuar vetëm një gol këtë sezon në 593 minuta të luajtura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *